Komuna e Ferizajt ka dhënë detaje për shpërthimin e bombolës së gazit e cila ndodhi në mesditën e sotme, përcjell InLajmi.
Sipas komunës,numri i personave arrin në 13 të lënduar në gjendje më të rëndë që janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK .
Postimi i plotë:
42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë përkitazi me këtë rast.Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt./InLajmi/