Serbia ka pranuar kontingjentin e 2-të të vaksinave anti-COVID nga kompania Pfizer.
Vaksinat janë dërguar sot në Institutin “Torlak” dhe bëhet fjalë për 19.500 copë.
Në kontingjentin e parë ishin 4800 vaksina dhe pak nga to u sollën edhe në veri të Kosovës, gjë që nxiti reagime të institucioneve të Kosovës. Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të vazhdojë të dërgojë vaksina për serbët në Kosovë, “e nëse është nevoja, edhe për shqiptarët”, raporton b92.net.
Mediat në Serbi shkruajnë se këtë javë do të vaksinohen 11 qytetarë në këtë vend.