Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku ndërmjet 2 veturave në fshatin Mrasor të Gjakovës.
Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka hyrë në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën përballë.
“Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda 5 persona”, tha policia për Express.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike.