Ivica Daçiq, kryetar i Parlamentit të Serbisë, gjatë kësaj të shtune ka thënë se nuk do të lejojë heqjen e Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina, trasmeton InLajmi.
Në një intervistë për Srna ai tutje u shpreh se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republikën Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”,tha Daçiq /InLajmi/