• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ekspertët: Një mori sfidash po e presin Kosovën në vitin 2021

J G nga J G
2 January 2021
në Kosovë
0 0
0
Ekspertët: Një mori sfidash po e presin Kosovën në vitin 2021
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të ballafaqohet me një mori sfidash gjatë vitit 2021 dhe ato do të nisin që me fillimin e vitit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, mbajtja e të cilave pritet të shpallet së shpejti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Agon Maliqi.

Sipas tyre, qeveria e re e vendit, e cila pritet të dalë pas këtyre zgjedhjeve, do të trashëgojë sfidat dhe problemet që ka vendi, me të cilat janë përballur edhe 3 qeveritë paraprake, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm.

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ra pas dorëheqjes së tij në gushtin e vitit 2019. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, u rrëzua pas mocionit të mosbesimit në fund të marsit të vitit 2020. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 21 dhjetor, 2020 e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos tha se problemet me të cilat janë ballafaquar 3 qeveritë e kaluara, vazhdojnë të jenë ende sfida, sikurse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi ekonomik, por edhe dialogu me Serbinë. Për më shumë, sipas saj, këtyre problemeve u është shtuar edhe rimëkëmbja ekonomike e vendit nga pasojat e pandemisë së koronavirusit, si dhe sigurimi i vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Por, për t’i adresuar të gjitha problemet, siç thotë ajo, fillimisht vendit do t’i nevojitet formimi i qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve, gjë që sipas saj do të jetë sfidë më vete. Kohëzgjatja e formimit të qeverisë, sipas Eminit, i mban pezull jo vetëm funksionimin e brendshëm të Kosovës, por edhe dialogun me Serbinë.

“Qeveria e re, për t’u krijuar, mund të jetë sfidë për shkak të polarizimit të brendshëm të elitës politike në Kosovë. Nuk mbaj mend që ka pasur polarizim më të skajshëm të elitës politike. Kjo është vërejtur që nga marsi, kur është rrëzuar qeveria e (Albin) Kurtit. Pastaj kjo ka vazhduar dhe kemi pasur edhe opozitë të fragmentuar, mirëpo kemi pasur edhe qeveri me partnerë të koalicionit, të cilët kanë qenë të fragmentuar dhe që kanë diskutuar dhe kanë punuar me drejtime krejtësisht të kundërta prej njëri-tjetrit. Me krejt këtë konstelacion, do të jetë problem formimi i koalicionit të ardhshëm apo edhe gjithë procesi zgjedhor do të jetë sfidues”, tha Emini.

Ajo ka shtuar se sfidën për formimin e qeverisë së re do ta komplikojë edhe më shumë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit, gjë që do t’i përplasë, por edhe do t’i detyrojë për pazare politike partitë që do të luftojnë për pushtet.

Analisti Agon Maliqi, thotë që pavarësisht se kush do ta drejtojë vendin, përballë do ta ketë pikërisht këtë sfidë, por edhe politikën e jashtme të vendit, e që nënkupton, dialogun me Serbinë.

“Mendoj që urgjente, mbi të gjitha, është kriza ekonomike. Nevojitet një stimulues dhe një energji aq e madhe në ekonomi, për të përmbysur dinamikën dhe psikologjinë e recesionit. Kjo është mbi të gjitha. Pastaj, në momentin që arrihet një lloj i stabilizimit të ekonomisë – ndonëse dyshoj se do të ketë – padyshim që në agjendë do të na vijë, ndonëse jo menjëherë, çështja e dialogut me Serbinë, si dhe le ta quajmë edhe më gjerësisht, perspektiva e Ballkanit dhe e Kosovës në arkitekturën e re të Ballkanit”, theksoi Maliqi.

Analistja Emini thotë se megjithëse dialogu, sipas saj, është shkaktari kryesor për rrëzimin e qeverisë paraprake, të Albin Kurtit. Por, që atëherë, siç thekson ajo, nuk është parë ndonjë përparim në këtë proces të zhvilluar në Bruksel, përveç nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator në Uashington.

Procesi i dialogun në Bruksel, sipas Eminit, pavarësisht shtysës që potencialisht mund t’ia japë zgjedhja e Joe Bidenit për president të Shteteve të Bashkuara, do të jetë sfidë , për shkak se problemi kryesor, për të cilin është diskutuar gjatë gjashtë muajve të fundit, është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pra, qeverinë e re e pret një pikëpyetje e madhe që ndërlidhet me Asociacionin. Nëse kryeministri i ri dhe qeveria e re nuk mund ta adresojnë këtë çështje dhe dialogu të bllokohet në Bruksel, kjo do të thotë bllokim edhe për zhvillimin e Kosovës si shtet, brenda dhe jashtë. Dihet mirë që dialogu ka ndikim të dëmshëm, jo vetëm në mënyrën se si Kosova shihet nga jashtë, por edhe se si funksionon brenda”, vlerësoi Emini.

Analisti Maliqi shpreh mendimin që perspektiva evropiane për rajonin e Ballkanit është zbehur dhe administrata e presidentit amerikan Biden, së bashku me BE-në, mund të kërkojnë zgjidhje të ndërmjetme të tipit të tregut rajonal. Sipas tij, Kosova menjëherë do të përballet me sfidën e tillë dhe siç thotë ai, Kosova këtë duhet ta shohë mbase si mundësi për ta zgjidhur çështjen me Serbinë. Ai vlerëson që një prej arsyeve kryesore se pse është bërë e pamundur zgjidhja e problemit përmes dialogut në Bruksel, është fakti se Serbia nuk ka perspektivë evropiane në afat të shkurtë.

“Ndërkohë e dimë që Kosova nuk ka mundësi, përbrenda, për ndonjë lloj kompromisi, të cilin e kërkon Serbia prej Kosovës. kështu që, mbase kjo korniza e tregut rajonal, në bashkëpunim me aleatët, mund të shfrytëzohet si mjet për detyrimin e Serbisë për njohjen e Kosovës ose zhbllokimin ndërkombëtar të saj. Kosova do të përballet me këtë sfidë, por ajo duhet të jetë proaktive në definimin e kësaj nisme rajonale. Këtë gjë nuk do të mund ta bëjë me qeverisje kaotike ose me qeverisje edhe më kaotike se që ka qenë kjo deri më tash, po as me qeverisje populliste dhe refuzuese ndaj aleatëve perëndimorë”, u shpreh Maliqi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka zhvilluar diskutimet me partitë politike, për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre, raporton REL.

Të 2 njohësit e zhvillimeve politike, Emini dhe Maliqi, kanë vlerësuar se për t’u përballur me sfidat që e presin Kosovën gjatë vitit 2021, qeveria e ardhshme që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të ketë kapital politik, gjë që nënkupton vota të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës dhe vullnetet të mjaftueshëm politik që t’i shtyjë përpara proceset. Ky kapital politik, sipas tyre, deri më tash, u ka munguar tre qeverive, në dy vjetët e fundit. Siç kanë theksuar ata, në rast se vendi sërish do ta ketë një qeveri të brishtë, si dhe opozitë, e cila nuk lejon hapësirë për arritjen e konsensusit politik për çështje të rëndësishme, atëherë vendi nuk do të mund të përballojë asnjë nga sfidat e mëdha që e presin.

Tags: Agon MaliqiDonika EminiQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Australia ndërron himnin kombëtar, kjo është arsyeja

Postimi tjetër

Trump akuzon shtetet për vaksinim të ngadalshëm

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

27 August 2025
Postimi tjetër
Trump akuzon shtetet për vaksinim të ngadalshëm

Trump akuzon shtetet për vaksinim të ngadalshëm

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu