Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 60 viktima dhe 2.391 raste të reja me koronavirus (COVID-19).
Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë me Covid-19 në Kroaci , janë shënuar 210.837 raste me koronavirus, nga të cilët 3.920 persona kanë humbur jetën ndërsa 198.018 janë shëruar, nga të cilët 1.733 në 24 orët e fundit, transmeton Top Channel.
Në vetëizolim aktualisht janë 22.010 persona. Deri më tani janë testuar 1.019.109 persona, nga të cilët 8.441 në 24 orët e fundit.