• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 9 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Specialja ua mundëson ish-udhëheqësve të UÇK-së të festojnë sonte në paraburgim

J G nga J G
31 December 2020
në Kosovë
0 0
0
Specialja ua mundëson ish-udhëheqësve të UÇK-së të festojnë sonte në paraburgim
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës. Ata që udhëhoqën luftën për liri dhe pavarësi, sonte do të mund të mblidhen për ta festuar ndërrimin e vitit, duke i lënë për pak qelitë e tyre ku secili qëndron i vetmuar.

Gjykata Speciale, që i akuzon ata për krime lufte e krime kundër njerëzimit, do t’ua mundësojë ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që ta festojnë Vitin e Ri. Kështu është shprehur për Express të enjten, zyrtarja për informimim e këtij institucioni, Angela Griep.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë për ndonjë veprimtari specifike që të paraburgosurit ndërmarrin në institucionin e paraburgimit. Në përgjithësi, Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit e Dhomave të Specializuara siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt dhe të qetë. Të paraburgosurve sigurisht do t’u sigurohet mundësia për ta festuar Vitin e Ri në përputhje me Rregullat dhe Rregulloret e institucionit të paraburgimit”, tha Griep.

Motiv shtesë për të festuar do të jetë ditëlindja e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili pas orës 00:00 do ta ketë përvjetorin e 70-të të lindjes së tij.

7 të akuzuarit e parë të Speciales, pesë prej të cilëve me aktakuzë të konfirmuar, po mbahen ende në paraburgim, pasi pothuajse secilit prej tyre i është refuzuar kërkesa që të mbrohen në liri.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, ishte i pari nga ish-anëtarët e UÇK-së që u arrestua dhe transferua në paraburgimin e Gjykatës Speciale më 24 shtator. Ai akuzohet për një sërë veprash që cilësohen si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Dy ditë më vonë u arrestuan edhe dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Ndonëse ende s’ka aktakuzë për ta, ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të fundit që u arrestuan dhe u dërguan në Hagë janë 4 ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve, raporton Fakte Plus.

Më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kishin votuar ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Pas një seance të gjatë, 82 deputetë kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, pesë kishin qenë kundër, ndërsa një kishte abstenuar.

Tags: Gjykata SpecialeHashim ThaçJakup KrasniqiKadri VeseliUÇK
Postimi i mëparshëm

Kroacia falënderon Kosovën për ndihmën

Postimi tjetër

Italia rikthehet në zonë e kuqe për festa

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot relativisht i ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell

8 May 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE’së
Kosovë

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE’së

7 May 2025
Përkujtohet Heroi i Kosovës Bahri Fazliu, Latifi: Ishte udhërrëfyes si të punohet, si të luftohet, si të vdiset për liri
Kosovë

Përkujtohet Heroi i Kosovës Bahri Fazliu, Latifi: Ishte udhërrëfyes si të punohet, si të luftohet, si të vdiset për liri

7 May 2025
Policia e Kosovës dhe stafi i sigurisë së ambasadës amerikane zhvillojnë trajnim të përbashkët në qitje me armë
Kosovë

Policia e Kosovës dhe stafi i sigurisë së ambasadës amerikane zhvillojnë trajnim të përbashkët në qitje me armë

7 May 2025
Vdes themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari
Kosovë

Vdes themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari

6 May 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i ngrohtë, por me erëra nga jugperëndimi

6 May 2025
Postimi tjetër
Italia rikthehet në zonë e kuqe për festa

Italia rikthehet në zonë e kuqe për festa

Lajmet e fundit

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

Osmani uron Papa Leon: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe”

8 May 2025
PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

PDK konfirmon se do të marrë pjesë në takimin që do të ftohet nga Presidentja Osmani

8 May 2025
Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan?

8 May 2025
Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji

Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë që nga 16 maji

8 May 2025
Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Gërvalla në Varshavë: Kosova, demokracia më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

8 May 2025
Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

8 May 2025
Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat nga Prishtina Parking

Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat nga Prishtina Parking

8 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu