Komuna e Vitisë, në krye me Sokol Halitin, e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se është marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Vitisë:
“Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit
Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”./InLajmi/