Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së i është përgjigjur ish- kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë një seance në Kuvend i kishte thënë Haradinajt se e ka lëshuar bajrakun.
Haradinaj në Pressing të T7 tha se Kurti vetë e ka lëshuar bajrakun dhe se kushdo që jeton në Kosovë e di se Daut Haradinaj nuk e lëshon bajrakun.
“Unë se kam lëshu kurrë bajrakun, bajrakun e ka lëshu ai vetë mas pari. Ai le të fyn e ofendon, jom une ai qe e kam kry detyren ma fisnike për vendin tem. Kushdo që jeton në Kosovë, e di shumë mirë sa e lëshon bajrakun Daut Haradinaj”, tha Haradinaj.