Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar kazermën “Adem Jashari”, përcjell InLajmi.
Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermënpër të cilët ka thënë se po dëshmojnë profesionalizëm të lartë.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, tha Osmani./InLajmi/.




















