Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i është gëzuar miratimit të buxhetit për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se buxheti siguron financim të rregullt në arsim, shëndetësi, drejtësi, siguri, mbrojtje dhe në çdo sektor publik.
Postimi i plotë i tij:
“Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.
Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave.
Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit”./InLajmi/