Zv. kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri ka përshëndetur votimin e projektbuxhetit në lexim të 2-të, teksa ka rezervuar edhe disa kritika për partinë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Ai theksoi se politika e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv, është e vetmja rrugë që ka të ardhme dhe i shërben interesit qytetar.
Postimi i plotë i tij:
“Buxheti për vitin 2021 u miratua. Kosova nuk futet në një rrugë qorre pa mjete e me tensione. E kam thënë edhe më parë që politika e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv, është e vetmja rrugë që ka të ardhme dhe i shërben interesit qytetarë.
Me kohë do ta shohim që polarizimi dhe politizimi kthehet kundër vet atyre që bëjnë politikë me to”./InLajmi/