Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar veprimin e sotëm në Kuvend të kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e përmbylli seancën duke bërë me duar simbolin e LDK-së.
“Vjosa Osmani ka qenë kontradiktë e rrejshme dhe ka jep shpresë në të njëjtën kohë që s’është krejt si Albini, por në fund përfundon në prehër të Albinit, në kuptimin politik.
Sot Vjosa Osmani është instrument në duar të këtij të madhit që në këtë rast mund të jetë Albini”, tha Molliqaj në emisionin “Pressing” në T7.
“Po të mos kish qenë Vjosa më 2019, VV do të kishte rezultat më të mirë”, thotë Molliqaj.