Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme ka takuar Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Ai ka theksuar se gjatë vizitës kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Nëna Zahide”, për të cilët ku kanë ndarë edhe dhurata.
“Bashkë me U.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata”, ka thënë Jashari.
Ndër të tjera Jasharitha që Osmani u ka premtuar përkrahje për projekte të rëndësishme të komunës së Skënderajt.
“Me U.d Presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë. Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta”,shtoi ai./InLajmi/