Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë.
Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa, Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit, raporton Alsat M.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për Kovid, ndërsa numri i të prekurve është 81.804, dhe rastet aktive pas 2 muaj bien nën 20.000, ekzaktësisht sot raste aktive kemi 19.698.