Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me Covid-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.
Nga kjo klinikë është thënë se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësor, raporton Gazeta Metro.
Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.