Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po e hap zemrën e fansave të saj për fundvit.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj që të paguajë disa prej faturave të fansave të saj, duke marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat janë përballur shumë prej tyre.
“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Rexha në InstaStory.
Pandemia globale COVID-19 ka shkaktuar një krizë ekonomike në mbarë botën, me shumë prej njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë faturat apo qiranë shkaku i mungesës së punës.
Edhe këngëtarja tjetër e famshme ndërkombëtare, Talyor Swift, pak javë më parë doli vullnetare për të ndihmuar dy nëna, pasi pa historinë e tyre në “New York Times”, që po rrezikonin të mbeteshin pa shtëpi shkaku i krizës pandemike