Ish- ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se NISMA po flirton PDK-në dhe LDK-në sepse sipas tij është larg pragut të zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Ndër të tjera Hasani ka shtuar se po të ishte Nisma e vetme sipas tij nuk do t’i arrinte as 2% të votave.
Ai ka thënë se kjo parti shpëtimin e vetëm e gjenë nën ombrellen e ndonjë partie të madhe.
Postimi i plotë i tij:
Nëse kurgjo tjetër, Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që i po i kanoset, sepse është larg pragut, ka filluar flirtin me PDK-në e LDK-në.
Nisma i ka 10-12 mijë vota dhe në koalicion me cilëndo parti vetëm do ta dëmtonte duke ia marrë deri në pesë deputetë, sepse i organizojnë strukturat që votën ta orientojnë në një listë prej 5 personave. Kurse po të garonte e vetme nuk do t’i arrinte as 2%.
Shpëtimin e vetëm Nisma e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamenti e sheh vetëm nga TV.
Po më bën përshtypje edhe transformimi i Bilall Sherifit. Nga njeriu që villte vrerë kundër PDK-së në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta./InLajmi/.