Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në muajin dhjetor ka pasur rritje të qarkullimit, për shkak të tërheqjes së mjeteve nga Trusti dhe ardhjes së diasporës, raporton InLajmi.
Ai në një konferencë për media ka thënë se gjatë këtij viti ka pausur rënie të qarkullimit në vend.
“Sot do të fokusohem të të dhënat e fundit sa i përket qarkullimit në ekonominë e vendit gjatë këtij viti, përkatësisht të rënies ekonomike mbi 1.2 miliardë euro. Kjo rënie nuk është humbje e biznesit por rënie qarkullimi.
“Dritë në fund të tunelit është qarkullimi në këtë muaj ku kemi parë një rritje qarkullimi dhe kjo si efekt i ardhjes së diasporës. Dhe si efekt i parave të dala na mjetet e trustit.
“Kjo e ka krijuar një optimizëm të matur për një përmbyllje të mirë të bizneseve për këtë vit. Këtë vit është një situatë emergjentë ku po flasim për mbijetesë ndërsa vitin tjetër presim ngritje të ekonomisë. Edhe pse në pjesën e parë të vitit do të kemi zgjedhje dhe nga përvojat e kaluar na kanë treguar se vetë krijimi i institucioneve është një proces i vështirë de që merr kohë”, tha ai./InLajmi/