Presidenti i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur fëmijët e tyre tragjikisht në një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Pacolli ka konsideruar shumë të rëndë lajmin për vdekjen e 2 të rinjëve nga Bujanovci i Luginës.
Postimi i plotë i tij:
Lajm shumë i rëndë, vdekja aksidentale e dy të rinjëve shqiptar nga Bujanovci i Luginës.
Dy të rinjë, sot u shuan duke lënë pas dhimbje të madhe jo vetëm për familjet e tyre por për të gjithë.
Ngushëllime të sinqerta të afërmëve ndërsa të lënduarve të tjerë, u dëshiroj shërim të shpejtë./InLajmi/.