Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar edhe një asambleist i ri nga komuna e Pdujevës, përcjell InLajmi.
Sipas Kurtit, Bahri Blakçori në të kaluarën ishte asambleist nga radhët e LDK-së në komunën e Podujevës.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 29 nëntorit Lëvizja Vetëvendosje e fitojë komunën e Podujevës e cila në të kaluarën ishte qeverisur nga LDK.
Postimi i plotë i tij.
Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.
Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.
Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu./InLajmi/.