Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, ku është përuruar laseri LightWalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta, përcjell InLajmi.
Ai e falënderoi stafin për punën e bërë.
Postimi i plotë i tij:
“Në Qendren Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës pranë SHSKUK-së, me rastin e vizites se sotme u përurua laseri LightWalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta.
Pajisja e prodhuesit Fotona ka dy llojet e laserit Er: YAG dhe Nd: YAG.
Kombinimi i këtyre dy gjatësive valore të laserëve, mundëson trajtimin e sëmundjeve parodontale, periimplantiteve, restaurimin e prishjeve nga kariesi, trajtimin e kanaleve të rrënjëve, vendosjes së implantëve etj.
Puna e madhe e dr. Shefqet Mrasorit, stafit akademik e profesional sikurse edhe stafit mbeshtetës që është bërë ketu më parë por edhe gjatë pandemisë është për çdo lëvdatë”./InLajmi/