Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka kërkuar nga KQZ-ja që të mos humbë kohë për të njoftuar diasporën për procedurat dhe dokumentet që duhen për të marrë pjesë në zgjedhje, përcjell InLajmi.

Ajo tha se çdo vonesë e qëllimshme përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës.


Postimi i plotë i saj:
“Kërkojmë nga KQZ-ja që urgjentisht, më së voni deri në fund të kësaj jave, të përgatisë dhe të botojë në faqen e saj dokumentacionin që duhet plotësuar nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka asnjë nevojë që për hapin e parë, pra regjistrimin e votuesve, të priitet deri sa të kryhen formalitetet rreth këtyre zgjedhjeve. Çdo vonesë, e qëllimshme apo jo, paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës që na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës!”./InLajmi/



















