Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi e ka shfuqizuar orën policore, nga ora 22:00- 05:00 deri në mëngjes, gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Sipas vendimit të ri të kësaj ministrie, shtetrrethimi shfuqizohet nga ora 22:00 më 24 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit më 25 dhjetor, nga ora 22:00 e datës 31 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit të 2 janarit 2021 dhe nga ora 22:00 e 5 janarit deri në 05:00 të mëngjesit të 7 janarit, transmeton Klan Kosova.
Ndalimi i trafikut ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi, nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.