Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jaan Brathu, përcjell InLajmi.
Haradinaj e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe i ka uruar suksese në karrierë.
Postimi i plotë i tij:
“Takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jaan Brathu. E falënderova për angazhimin e tij në Kosovë dhe i urova suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Kosova është përcaktuar fuqishëm në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”./InLajmi/