Një serb nga fshati Bellopojë i Pejës është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte.
Ai u arrestua në Pejë dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje në Prishtinë ku është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi arrestimin e tij në Pejë dhe tha se bashkë me të është intervistuar edhe një dëshmitar.
Lajmin për të e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë nga rajoni i Prishtinës, Bajram Krasniqi, , njofton Klan Kosova.
“Sot, më 22.12.2020, në ora 10, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë, është arrestuar një i dyshuar për krime lufte. Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë, i dyshuari: S.B., viti i lindjes 1964, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.