Në total prej 1.569 lojtarëve dhe stafeve mjekësore që janë testuar nga periudha 14 deri më 20 dhjetor, 7 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, dhe do ta fillojnë menjëherë vet-izolimin në shtëpitë e tyre, shkruan Lajmi.net.
Është vërejtur një rritje tejet e vogël që nga java e kaluar, ku kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm 6 persona nga stafi mjekësor ose nga lojtarët, por po konsiderohet si një numër i kënaqshëm, pasi është regjistruar java e 2-të me raste pozitive në numër njëshifror.