Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pas një takimi që ka pasur me u.d së presidentit Vjosa Osmanin, ka kërkuar që buxheti për vitin 2021 të miratohet shpejt.
Szunyog ka thënë se është kyçe që buxheti i vitit 2021 të votohet në Kuvend.
“Kruciale që Kosova shpejt të miratoj buxhetin e vitit 2021”, ka shtuar ai.
Tutje, shefi i BE-së në Kosovë është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe fer, përcjell Sinjali.
“Takim i mirë me u.d së presidentit Vjosa Osmani. E rëndësishme të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të mbahen zgjedhje të lira, fer dhe kredibile edhe në kohërat e pandemisë COVID-19. BE’ja do të vazhdojë të angazhohet tërësisht në Kosovë që të promovojë agjendën dhe reformën evropiane”, ka thënë ai.




















