Ish-këshilltari i Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër, Elvis Hoxha ka thënë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të shkojë në takimin e sotëm me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit, pasi, sipas tij, ai nuk mund ta durojë Vjosën në cilësinë e presidentes, përcjell InLajmi.
Ai tha se Mustafa do ta dërgojë dikë tjetër në takim.
Postimi i plotë i tij:
“Fakti interesant i ditës: Vjosa Osmani takohet sot me Isa Mustafën. Natyrisht që Isa do të dërgojë dikë tjetër sepse nuk mund të durojë që më e votuara e LDK-së dhe e përjashtuar prej tij, ta presë në funksionin e presidentes së Republikës. Aq më tepër të flasin për datën e humbjes së madhe.
Ps. Tani ndonjë institucionalist do më sqaroj se bëhet fjalë për presidente në detyrë”./InLajmi/