Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, ku pritet të dakordohen për datën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu ka thënë se kanë marrë ftesë për këtë takim dhe do të marrin pjesë.
“Po, dhe do të marrim pjesë në ketë takim”, ka thënë Kryeziu.
Osmani qysh sot do të fillojë takimet me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, madje takimet do të fillojnë në ora 13:00, raporton lajmi.net.
Ndryshe, mbrëmë Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.