Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi sot se rreth 170 milionë euro do t’u deponohen qytetarëve nga tërheqja e mjeteve të 10% nga Trusti, përcjell InLajmi.
Ai tha se edhe ardhja e diasporës është infuzion për ekonominë e vendit.
Postimi i plotë i tij:
“170 milione euro, eshte shuma e perafert e mjeteve qe do te deponohen ne llogarite bankare te qytetareve, brenda kesaj jave, pas aplikimit per terheqje te 10% te mjeteve qe i kane te kursyera ne Trustin e Kursimeve Pensionale.
Shpenzimi i ketyre mjeteve brenda vendit + mjetet qe do te hyjne ne ekonomi, nga ardhja e diaspores, jane padyshim infuzioni me i mire per ekonomine e vendit, ne kete vit te mbijeteses”./InLajmi/