Ka arritur në 48.682 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ka arritur në 48.682 numri i të infektuarve me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 1.248 viktima nga koronavirusi, përderisa kanë arritur që të shërohen 36.226 persona, njofton Klan Kosova.
Të dhënat zyrtare të IKSHPK-së tregojnë se aktualisht në vendin tonë janë 11.208 raste aktive me COVID-19, ndërkaq Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti të infektuar.