Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë ka treguar se javën e fundit është ulur numri i të infektuarve me Covid-19 nga kjo komunë. Thotë se aktualisht në kryeqytet janë 2000 raste aktive me pak se një muaj më parë.
Gashi ka thënë se në javën e fundit ka rënie të rasteve në kryeqytet.
“Kemi një rënie sinjifikante të numrave, rasteve me Covid-19 pozitiv në baza ditore duke shikuar në retrispektivë në shtatë ditët e fundit’, thotë Gashi.
Nga statistikat e nxjerra përgjatë javës, sipas Gashit janë nga nga 10.800 raste që janë testuar në nivel vendi, prej tyre në Prishtinë pozitiv kanë rezultuar 1268 raste.
“Nga disa statistika të nxjerra përgjatë javës, nga 10.800 raste që janë testuar në nivel vendi, katër mijë e 65 raste kanë qenë të kryeqytetit të testuar, prej tyre kanë rezultuar pozitiv 1268 raste’, tha ai për RTV Dukagjini
“Për dallim para tre jave, afërsisht një muaji kur kishim rreth katër mijë e 500 raste aktive tani kemi rreth 2500 raste, praktikisht 2000 raste aktive më pak e që kishim një muaj më parë’, shtoi ai.