Një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në rrugën Prishtinë-Gjilan, sot ka vdekur.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë”.
“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”,ka thënë Ahmeti.
Me datën 04.12.2020, rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë kishte ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,në mes të një automjeti dhe personit në fjalë.