Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje, përcjell InLajmi.
Sipas të njoftimit nga kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.
Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit./InLajmi/


















