Ka pësuar ulje nurmi i infeksioneve të reja në orët e fundit. Nga 2615 testime të kryera janë konfirmuar 580 raste pozitivë me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit edhe 11 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç, përcjell ABC News Albania.
Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.