Gjilani, Gjakova, Kamenica, Graçanica dhe Kllokoti kanë dalë nga zona e kuqe e rrezikshmërisë nga Covid-19 në Kosovë, ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton InLajmi.
Në një konferencë për media, Zemaj ka njoftuar se 5 komunat kanë kaluar në 2 zonat e tjera të kategorizuara sipas rrezikshmërisë.
“Edhe sot si çdo ditë por tash edhe çdo të premte tjetër me dr. Naser Krasniqin jemi këtu për të folur për gjendjen epidemiologjike. Në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin javën e kaluar. 11 komuna janë në zonën e verdhë, ndërsa 16 komuna në zonën e gjelbër”, ka thënë Zemaj./InLajmi/