Deputetët e Vetëvendosjes kanë protestuar sërish në Kuvend kundër Driton Selmanajt.
Me t’u rikthyer seanca e Kuvendit në ora 14:30 deputetët e Vetëvendosjes kanë përsëritur thirrjet e tyre kundrejt Selmanajt “jashtë, jashtë”.
Thirrjeve të nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci për të mbajtur qetësi dhe për të krijuar kushte për punë.
Nagavci ka thënë se në këto rrethana nuk mund të vazhdohet dhe duke qenë se nuk ka kuorum, raporton koha.net.
“I ndërprerjmë punimet dhe ju njoftojmë pas mbledhjes së kryesisë”, ka thënë Nagavci.