Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kadenuar ashpër plagosjen e policit në Veternik të Prishtinës, përcjell InLajmi
Haradinaj ka thënë se sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme. Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme. Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë.
Zyrtarit policor që sot pësoi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i dëshiroj shërim të shpejtë. Qoftë ky rasti i fundit ku Policia e Kosovës përballet me të tilla sfida gjatë punës së tyre.