Në mars të vitit 2018, muzika shqiptare humbi këngëtarin e parë shqiptar të muzikës pop dhe rok, Nijazi Bytyqi.
Bytyqi cilësohet si këngëtari i parë që ka bërë videoklip në gjuhën shqipe, videoklip ky që është bërë në vitet e 70-ta nga ekipi i televizionit kroat. Në atë kohë nuk ka ekzistuar stacion televiziv në gjuhën shqipe dhe në Kosovë përcilleshin programet e Televizionit të Ish-Jugosllavisë.
Videoklipi i Bytyqit ishte emitua nga stacioni televizi kroat në një emision me karakter zbavitës i cili quhet ‘Të dielën pasdite’, që atë kohë udhëhiqej nga Sasha Zalepugin. Thuhet se ky emision në vitet e 70-ta ishte ndër më të ndjekurit në ish-Jugosllavi, shkruan KultPlus.
Nijazi Bytyqi u bë edhe krijues i disa grupeve si “Luniazet” dhe “Marimanga”.