Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pasi Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ka vazhduar përkrahjen financiare me projekte ndaj Kosovës
Kosnett këtë e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës.
Ambasadori ka shkruar në Twitter se ky lajm i shkëlqyeshëm do ketë një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë.
Kujtojmë se dje Bordi i drejtorëve të MCC-së zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre, transmeton Gazeta Metro.
MCC-ja siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.