Përbërësit:

- 500 gr mish i grirë,
- 100 gr djathë kashkavall,
- 9 vezë të ziera,
- 1 qepë,
- majdanoz i copëtuar,
- 1 vezë,
- 1 lugë gjelle miell,
- kripë,
- erëza të thata,
- vaj,
- piper.
Përgatitja:


Zijeni vezët, pastroni ato, ndani për gjysmë dhe renditni në pjatë. Preni qepët dhe i skuqni, shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni skuqjen. Shtoni erëzat dhe një vezë të freskët, përzieni mirë, shtoni 3 lugë vaj, një lugë gjelle miell, ngadalë shtoni qumështin dhe përzieni derisa të trashet. Salcën e fituar hidhni mbi mishin, pastaj kashkavallin dhe vendosni në furrë të piqet në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.



















