Brenda 24 orëve, në Shqipëri janë shënuar 809 raste të reja me Covid-19 nga 2711 testime të kryera në total. Bashkë me ta shkon në 50.000 numri i të infektuarve me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë, MSH raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 humbje jete, konkretisht: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç, përcjell ABC News Albania.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.






















