Deputetja Duda Balje, ka deklaruar se Kosova është mjaft përpara me respektimin e të drejtave të komuniteteve.
“Edhe Amerika ka mjaft probleme me këto çështje, unë mendoj se ata mund të marrin mësim nga Kosova sa i përket të drejtave të komuniteteve”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se mendon që edhe të drejtat e serbëve janë mjaft mirë të respektuara dhe nuk ka problem të flitet cilado gjuhë në vendin tonë