Tefik Ibrahimi, bashkë me familjen e tij, thotë të kenë shpenzuar rreth pesë mijë euro gjatë kohës sa kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Këto shpenzime u bënë, sipas tyre, për shkak të mungesës së barnave në Klinikën Infektive, megjithëse një pjesë u shpenzuan për Remdesivir.
Ibrahimi nuk i lë në faj stafin mjekësor, por sistemin që nuk e ka mundësuar sigurimin shëndetësor,transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë shpenzuar shumë të mëdha në trajtimin e koronavirusit t’i dokumentojnë ato dhe më pas do të shihen mundësitë për ndihmesë.