Një nxënës i klasës së 7-të ka shokuar me përgjigjet e tij në një test të njohurive të përgjithshme. Prej 12 pyetjeve, ai ka dhënë përgjigje të sakta në vetëm në 2 prej tyre, përcjell InLajmi.
Një arsimtar ka vendosur që t’i publikojë disa përgjigje të një nxënësi gjatë një testi të njohurive të përgjithshme. Ai ka ironizuar me nivelin e arsimimit sot në shkollë.
Në përgjigjet të cilat ai i ka publikuar shohim se nxënësi
Në pyetjen se cili është kryeqyteti i Bullgarisë, ai është përgjigjur Serbia, derisa në pyetjen se sa banorë i ka Evropa, është përgjigjur “Shumë banorë ka evropa 1000000”.
Më tutje në postimin e tij në facebook arsimtari Emrush Shala ka thënë nëse sot po luajnë me jetën e fëmijve në të ardhmen jeta do të luajë me ta.
Nëse ne sot luajmë me jetët e fëmijëve, të jeni të bindur se jeta do të luan me ta kur të rriten.
Postimi i plotë i tij:
Vazhdojmë me zhvillimin dhe formimin e intelektit të fëmijëve tanë!
Një test i njohurive të përgjithshme tregon nivelin e një nxënësi të klasës së shtatë (7) të shkollave tona sot!
Me rendësi të jetë një notë e mirë, dhe marrja e një dokumenti që quhet diplomë!
Pak rëndësi ka dija në raport më dokumentin!
Nëse ne sot luajmë me jetët e fëmijëve, të jeni të bindur se jeta do të luan me ta kur të rriten.
Thuhet që, nëse një jo të mençurit ja jep thikën, automatikisht je bërë vrasës./InLajmi/