Komisioni i Ekonomisë, Punësimit dhe Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike nuk e ka votuar propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it, përcjell InLajmi.
Ky votim është shtyrë për të martën në mënyrë që pastaj të procedohet tek kryesia e Kuvendit.
Kryetari i komisionit Endrit Shala tha se i kanë kërkuar ministrisë përkatëse që të procedohet me emrat e bordit të ARKEP-it.
Deputetja nga VV, Mimoza Kusari-Lila ka thënë së nëse nga 5 kanditatët është vetëm një grua, atëherë cilat janë ato të drejta dhe se këtë listë e quan të papranueshme.
Dhe zotëri Avdullah Hoti për bordin e ARKEP që e ka parasysh. Nëse prej 5 kandidatëve vetëm një është grua atëherë për çfarë të drejta është tu fol.
Qeveria ka përzgjedhur këta emra. Dhe kjo listë është e papranueshme për ne.
Deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, theksoi se sa i përket listës të gjithë i përmbushin kushtet e përcaktuar me e Ligj.
Ne jemi vetëm për të delegua në Kuvend dhe ai vendos. Unë nuk e thashë që kriter është partia. Nuk bënë pjesë në asnjë instancë ekzekutive të Aleancës. Sa i përket barazisë gjinore duhet mu përcaktuar sipas ligjit.
Deputeti i VV, Hekuran Murati tha se Kosova është dëmtuar me qindra dhe miliona euro andaj nuk duhet që këta persona të emërohen pa konkurs.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi afat deri në mbledhjen e radhës.
Unë ja kisha dhënë një shans deri të martën. Unë jam për të dhënë deri të martën një afat./InLajmi/