Komuna e Dragashit ka marrë vendimin për ti ndihmuar financiarisht personat e prekur me koronavirus dhe familjarët e ngushtë të personave që humbën jetën nga ky virus, përcjell InLajmi.
Shuma e përgjithshme e ndarë për qytetarët e Dragashit është 120 mijë e 860 euro.
Në njoftimin e komunës së Dragashit thuhet se shuma e këtij subvencionimi do ndahet barabartë në bazë të aplikimeve dhe buxhetit, kurse për familjarët që kanë humbur persona nga koronavirusi do të marrin një shumë prej 950 euro.
Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit. Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro.
Afati i fundit për aplikim të marrjes së këtyre subvencioneve është data 15.12.2020./InLajmi/