Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i cili të ndjerin e cilësoi si një mësues, i cili ka edukar breza të rinj dhe si një punëtor të vyeshëm të adiministratës në Komunën e Klinës.
Ai përmes një postimi në facebook u shprehu ngushëllime familjarëve të Bedri Gashit.
Postimi i plotë i tij:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashit nga fshati Sferkë.
Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës.
Ngushëllime të sinqerta, familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. /InLajmi/