Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke mbajtuar seancë me rastin e Ditës ndërkombëtarë të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve nga gjenocidi serb, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj seance ka folur edhe Lush Krasniqi nga shoqata 27 prilli, ku ishte edhe dëshmitar i masakrës së 27 prillit 1999 ku u vranë 27 civilë shqiptarë.
Krasniqi tha se nga familja e tij të zhdukur ka dy vëllezër dhe axhën.
Ai ka thënë se është zhgënjyer me institucionet e Kosovës lidhur me temën e të pagjeturve duke cekur se nuk ka ende shifër të saktë mbi numrin e të vrarëve në Kosovë.
Ndër të tjera Krasniqi foli edhe mbi konsumimin e produkteve të Serbisë në Kosovë. Ai tha se përgatitja e këtyre lëngjëve mund të jetë e përzier gjaku i shqiptarëve dhe uji
Bizneset tona të pista na detyrojnë të pimë qumështin dhe Coca Colën që shkruan “Batajnicki Drum”.
Ju që pini Coca Cola shikojeni mirë Batajnicki Drum dhe mendoni që ata gjak të shqiptarëve që është tretur në fushën e Batajnicës dhe uji që është marrë nga ajo fushë me siguri do të jenë përzier./InLajmi/.